Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Putin pretendon se nuk di gjë për turkmenët

Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin, pretendoi se nuk është i informuar për turkmenët në kufirin e Turqisë me Sirinë.

Putin pretendon se nuk di gjë për turkmenët

Putin në fjalimin e mbajtur në konferencën për shtyp të fundvitit ku merrnin pjesë 1 329 gazetarë tha: “Nuk kam dëgjuar asgjë në lidhje me turkmenët”.

Madje Ai pretendoi se Turqia nuk e ka paralajmëruar në lidhje me këtë çështje.

Në agjendën e Putin ishte edhe avioni i rrëzuar rus që shkeli hapësirën ajrore turke.

Vladimir Putin, tha se nuk e kanë kuptuar se pse e rrëzuan avionin e tyre.

Rusia dje kishte kërkuar garanci nga Turqia për dëmshpërblim dhe për mos përjetimin e ngjarjeve të ngjashme në mënyrë që të përmirësohen marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Përgjigjja nga Ankaraja në lidhje me këtë kërkesë nuk ishte vonuar.

Ndërsa tani vëmendja është kthyer në mbledhjen e Sirisë që do të zhvillohet nesër në Nju Jork.

Në mbledhje, Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu do të jetë në të njëjtën tryezë me homologun e tij rus, Sergey Lavrov.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme