Turqi-BE, hapet një kapitull i ri negociues për anëtarësim

Turqia dhe Bashkimi Evropian kanë rinisur të hënën në mbrëmje negociatat e anëtarësimit, duke hapur një kapitull të ri në bisedimet e bllokuara prej disa vitesh ndërmjet Ankarasë e Brukselit, njoftoi Presidenca e Luksemburgut të BE-së.

Turqi-BE, hapet një kapitull i ri negociues për anëtarësim

Kapitulli 17, i cili mbështetet në politikën ekonomike dhe monetare, u hap gjatë një konference ndërqeveritare e thirrur dy javë pas një samiti të jashtëzakonshëm evropian, që ka synon forcimin e bashkëpunimit midis BE-së dhe Turqisë mbi krizën e emigracionit.

“Dinamika pozitive në marrëdhëniet Turqi-BE është në rrugën e duhur”, shkruan në Twitter delegacioni i Turqisë në Bruksel.

Qeveria turke përfaqësohet në Bruksel nga zv/kryeministri Mehmet Simsek, ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu dhe ministri i Integrimit Evropian, Volkan Bozkir.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme