Rusët nuk i binden Putinit për të mos shkuar në Turqi

Shoqata e agjentëve të patundshmërive ka konstatuar se deri më tani asnjë prej qindrave rusëve që ka blerë banesë ose prona në Marmaris të Turqisë nuk i ka shitur ato.

Rusët nuk i binden Putinit për të mos shkuar në Turqi

Kanë mbetur pa përgjigje thirrjet e administratës ruse, e cila, pas rrëzimit në 24 nëntor të avionit rus për shkak se kishte shkelur hapësirën ajrore turke, kishte marrë vendime për sanksione kundër Turqisë dhe u kishte rekomanduar qytetarëve të vet për të mos shkuar në Mesdhe.

Shoqata e agjentëve të patundshmërive ka konstatuar se deri më tani asnjë prej qindrave rusëve që ka blerë banesë ose prona në Marmaris të Turqisë nuk i ka shitur ato.

Përmes një komunikate shoqata bën të ditur se zona e Marmarisit preferohet nga turistët e huaj që duan të bëjnë investime në patundshmëri në Turqi dhe asnjë shtetas rus nuk e ka nxjerrë në shitje banesën ose truallin e tij për shkak të tensionit ndërmjet dy vendeve që lindi me rrëzimin e avionit rus.

“Pronarët rusë të jahteve kanë bërë investime të mëdha duke blerë këtu shtëpi dhe hotele jo vetëm për veten, por edhe për të afërmit e tyre. Vetëm vitin e kaluar u shitën patundshmëri për dhjetëra familje ruse. Në qytezën tonë ka me qindra truall dhe banesa që janë pronë e rusëve. Asnjëri prej këtyre nuk e ka nxjerrë në shitje shtëpinë apo truallin. Ata vazhdojnë ti ruajnë patundshmëritë që kanë blerë. Sepse e duan shumë Marmarisin”, thuhet në vijim të komunikatës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme