Kryeministri Davutoglu prononcohet për dislokimin e trupave turk

Kryeministri, Ahmet Davutoglu tha se ushtarët turq janë dislokuar në Mosul për të trajnuar trupat e vullnetarëve vendor.

Kryeministri Davutoglu prononcohet për dislokimin e trupave turk

Kryeministri Davutoglu reagoi ashpër ndaj lajmeve për dislokimin e trupave nga ana e Turqisë në Mosul me këto fjalë: “Lajmet në lidhje me dislokimin e trupave të Turqisë në Mosul shkaktojnë komente që tejkalojnë qëllimin e tyre. Nuk duhen nxjerr përfundime të gabueshme nga ndihmat tona. Ne nuk synojmë integritetin e asnjë vendi. Komentet e gabueshme në lidhje me aktivitetet e rotacionit në Mosul janë një provokim i planifikuar. Trupat tona janë duke bërë aktivitete rutine të trajnimit dhe mbrojtjes së rajonit”.

Në fjalën e tij të mbajtur gjatë mbledhjes së asamblesë së përgjithshme të sindikatës Turk-Is, Kryeministri Davutoglu bëri të ditur se përparësia e Turqisë janë stabiliteti i Irakut dhe Sirisë.

“Për këtë është e nevojshme që këto dy vende mike të shpëtojnë nga organizatat terroriste me në krye DAESH dhe PKK. Ashtu si çdo herë edhe sot jemi të gatshëm të ofrojmë çdo lloj ndihme”, u shpreh Davutoglu.

Duke e bërë të ditur se kampi Bashika, i ndërtuar për trajnimin e forcave vullnetare vendore në luftën kundër terrorit, ndodhet 30km në veri të Mosulit, Kryeministri Davutoglu tha: “Ky nuk është një kamp i ri. Për gati një vit këtu janë trajnuar më shumë se 2 mijë vullnetarë nga Mosuli dhe në këtë mënyrë u dhënë kontributi që vëllezërit tanë nga Mosuli të çlirojnë vendin e tyre nga DAESH-i. Ne trajnuam dhe vazhdojmë të trajnojmë vëllezërit tanë irakian për të luftuar kundër terrorit”.

Në agjendën e Kryeministrit Davtuoglu ishte edhe çështja e marrëdhënieve Turqi-Rusi. Duke u bërë thirrje të gjitha autoriteteve ruse me në krye Presidentin Putin për të bërë një autokritikë, Kryeministri Davutoglu tha: “Me ditë të tëra akuzohemi me akuza të rënda nga ana e Rusisë. Unë dua t’iu shtroj një pyetje të gjithë zyrtarëve rus me në krye Presidentin Putin; Si do të ishte reagimi i tyre nëse Turqia do të bënte shkeljen e kufijve të tyre? U drejtohem popullit rus; Na kuptoni, çdo masë e marr është për mbrojtjen e Turqisë”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme