Turqia i kërkon OKB-së të ndalojë sulmet ndaj civilëve në Siri

Turqia i ka dërguar një letër zyrtare Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përmes të cilës kërkon marrjen e masave të duhura për ndalimin e sulmeve ndaj civilëve në Siri.

Turqia i kërkon OKB-së të ndalojë sulmet ndaj civilëve në Siri

Çështjen e sulmeve ndaj turkmenëve në Siri Turqia e ka raportuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Turqia i ka dërguar një letër zyrtare Anglisë, kryesueses së radhës për muajin nëntor të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përmes të cilës kërkon marrjen e masave të duhura për ndalimin e sulmeve ndaj civilëve në Siri.

Në letrën e saj Turqia shpreh shqetësimin për sulmet që bëhen me anë të operacioneve ajrore dhe tokësore ndaj fshatrave turkmene, që ndodhen në pjesën veriperëndimore të Sirisë.

Sulmet ajrore me bomba thërrmuese të forcave ajrore ruse si dhe operacione tokësore të forcave të regjimit dhe militantëve të Hizbullahut kanë shkaktuar humbje të rënda në radhët e civilëve, thekson Ankaraja zyrtare në letrën e saj dhe tërheq vëmendjen e opinionit publik se: “këto sulme të dhimbshme që bëhen ndaj civilëve nuk mund të tregohen si legjitime me justifikimin “se po luftojmë terrorizmin”, pasi në këtë zonë nuk ka grupe që të kenë lidhje me DAESH-in, frontin AL Nusra dhe Al Kaedën”.

Turqia paralajmëron se shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut që u bëhen civileve do ta thellojnë akoma edhe më shumë krizën në Siri dhe kërkon nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun dhe Këshilli i Sigurimit të OKB-së që të marrin të gjitha masat e duhura për të parandaluar marrjen e civilëve në shënjestër.

Kurse në Zyra e Përfaqësuesit të Përhershëm të Anglisë në OKB përmes një komunikate ka bërë të ditur se letrën e Turqisë e kanë pranuar si vendi që mban kryesinë e radhës së Këshillit të Sigurimit dhe se janë duke e negociuar kërkesën e Ankarasë me anëtarët e tjerë të Këshillit.

Javën e kaluar ndërkohë që Rusia vazhdonte operacionet ajrore në Siri, Turqia kishte deklaruar që “objektivi i këtyre sulmeve nuk ka qenë DAESH-i, por turkmenët që jetojnë në Malin Turkmen” dhe menjëherë pas këtyre zhvillimeve Ambasadori i Rusisë në Ankara ishte thirrur për sqarime në Selinë Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ndërsa Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Feridun Sinirliollu (Feridun Sinirlioğlu) çështjen e kishte diskutuar në telefon me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme