Goka: TRT Çocuk nuk do të pranojë më reklama

Drejtori i Përgjithshëm i TRT, Senol Goka tha se fëmijët nuk duhen të jenë objekt i veprimtarive tregtare.

368042
Goka: TRT Çocuk nuk do të pranojë më reklama

Drejtori i Përgjithshëm i Radiotelevizionit të Turqisë, TRT, Senol Goka duke e bërë të ditur se fëmijët nuk duhen të jenë objekt i veprimtarive tregtare ka thënë se në kanalin e fëmijëve TRT Çocuk më nuk do të ketë reklama.

Në Stamboll filloi edicioni i 4-t i Konferencës Ndërkombëtare të Medias së Fëmijëve që organizohet nga ana e TRT-së me temë “Produksionet e Programeve në Median e Fëmijëve: Mundësitë, Kreativiteti dhe Përgjegjësitë”.

Drejtori i Përgjithshëm i TRT-së, Senol Goka në fjalën e tij të hapjes së konferencës preku në rëndësinë e marrjes në konsideratë të fëmijës së bashku me familjen e tij gjatë përgatitjes së përmbajtjes së emisioneve dhe nxitjen e individëve për të kaluar më shumë kohë me familjet, ndërsa shtoi se përgjegjësia e madhe në këtë aspekt i bie edhe medias edhe familjeve.

Goka gjithashtu tha se fëmijët nuk duhen lënë të qëndrojnë pa kontroll para ekraneve televizive.

Drejtori i Përgjithshëm i TRT-së, Senol Goka tha se fëmijët që përballen me realitetin e hidhur të jetës, zakonisht shohin linjat e krijuara me idenë e të rriturve që përmbajnë dhunë dhe luftë, ndërsa shtoi se “Për këtë arsye kur shikojmë këto filma zakonisht janë të çuditshme, nuk ka pamje të ndonjë peme, të ujit, të barit. Pra nuk ka ndonjë natyrë të bukur. Shikoni në këto luftëra që zakonisht përfolën nga gjuhët e tyre. Nëse arrijmë që në njëfarë mënyre tek fëmijët të mbjellim idenë e natyrës tek familjet e tyre, jam i mendimit se do të kryejmë një pjesë të konsiderueshme të punës”.

Goka gjithashtu tha se fëmijët nuk duhen të jenë objekt i veprimtarive tregtare.

“Kanalin TRT Çocuk tani do ta shihni si një kanal që nuk merr reklama. Në kanalet televizive për fëmijë në asnjë mënyrë nuk do të ketë reklama, madje as të librave dhe njohurive të nevojshme, pra në njëfarë mënyre fëmijët do ti mbajmë larg aktiviteteve tregtare, fitimprurëse dhe ti lëmë në imagjinatën e tyre. Për këtë arsye institucioni i TRT-së tash e tutje nuk do të merr reklama për kanalin e fëmijëve, pa marr parasysh pasojat. Pra nëse nxisim fëmijët të jenë me familjet e tyre, nëse shtyjmë pak në ndihmë sociale, i nxjerrim jashtë në rrugë, i mbajmë larg nga aktivitetet tregtare, nëse ju shpjegojmë pak në lidhje me ngjarjet ndërkombëtare, i pajisim me informata në lidhje me fëmijët tjerë, jam i mendimit se do të kryejmë një pjesë të konsiderueshme të punës. Të paktën do të hedhim një hap në drejtim të zgjidhjes më të lehtë të problemeve”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme