Akdogan, progami i qeverisë do të shpaloset javën e ardhshme

Akdogan mori pjesë në Takimin e Madh të Turqisë të Degëve të Fondacionit Ensar që u organizua në Ankara, me çrast mbajti edhe një fjalim.

Akdogan, progami i qeverisë do të shpaloset javën e ardhshme

Zëvendëskryeministri, Yalçin Akdogan bëri të ditur se pritet që programi i qeverisë të shpallet në kuvend gjatë javës së ardhshme.

Akdogan mori pjesë në Takimin e Madh të Turqisë të Degëve të Fondacionit Ensar që u organizua në Ankara, me çrast mbajti edhe një fjalim.

Në këtë organizim morën pjesë një numër i madh i deputetëve dhe përfaqësuesve të shoqërive civile.

Duke e bërë të ditur se “Në zgjedhjet e 1 nëntorit kanë fituar ata të cilët lexuan mirë mesazhin e popullit, ndërsa kanë humbur ata të cilët u inatosën”, Zëvendëskryeministri Akdogan tha se populli dëshiron udhëheqje të një partie, siguri dhe stabilitet.

Akdogan tha se pas shpalosjes së programit të qeverisë javën e ardhshme do të fillojnë me shpejtësi me punimet për përmbushjen e premtimeve, bërjen e reformave dhe zbatimin e projekteve.

Duke prekur edhe në operacione e vazhdueshme anti-terror, Yalçin Akdogan bëri të ditur se këto operacione do të vazhdojnë me vendosmëri deri në çrrënjosjen e plotë të të gjitha kërcënimeve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme