Turqi, 38 të ndaluar në tentim për t'iu bashkëngjit DAESH-it

Në rajonin Seyhan në qytetin Adana të Turqisë ndalohen 38 persona me nënshtetësi të huaj të cilët përpiqeshin ti bashkoheshin organizatës terroriste DAESH.

Turqi, 38 të ndaluar në tentim për t'iu bashkëngjit DAESH-it

Në rajonin Seyhan në qytetin Adana të Turqisë ndalohen 38 persona me nënshtetësi të huaj të cilët përpiqeshin ti bashkoheshin organizatës terroriste DAESH, ku 15 prej tyre janë fëmijë dhe 10 gra. Gjithashtu mësohet se janë arrestuar edhe 2 persona të tjerë si të dyshuar që janë përfshirë në këtë ngjarje.

Ekipet e anti-terrorizmit pasi kanë marrë një informacion se këta persona me nënshtetësi të huaj kishin mbërritur në qytet për t’iu bashkuar organizatës terroriste DAESH, ndërmorën një operacion në adresën e përcaktuar në një shtëpi në lagjen Bahçeşehir.

Mësohet se nga 38 personat e ndaluar në shtëpi 15 ishin fëmijë dhe 10 gra. Theksohet se 14 prej tyre ishin nga Azerbajxhani, 7 nga Indonezia, 5 nga Iraku, 5 nga Kirgizia, 2 nga Taxhikistani, 3 nga Irani dhe 2 nga Afganistani.

Ndër të tjera mësohet se janë ndaluar edhe shtetasit turk H.Ö. me İ.G. si të dyshuar se kanë ndihmuar në ardhjen e tyre në qytet dhe kanë siguruar vendin e strehimit.

Pas procedurave në polici dhe kontrollit shëndetësor në Njësinë e Mjekësisë Ligjore në Adana 38 nënshtetasit e huaj iu dorëzuan drejtorisë së zyrës së migracionit për tu deportuar. Ndërsa shtetasit me inicialet H.Ö. me İ.G mësohet se do të dërgohen në gjykatë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme