Malet e Lindjes së Turqisë janë bërë varr për terroristët

Mali i Akullt, Malet Ikiyaka dhe “Lugina Doski” në Prefekturën Hakjari që organizata terroriste separatiste PKK planifikonte ti shpallte “zona të pastruara” janë kthyer në varre për terroristët.

Malet e Lindjes së Turqisë janë bërë varr për terroristët

Pas operacioneve që kanë filluar në 27 shtator, që zhvillohen në Hakkari nga ana e ushtrisë turke të koduara “Dëshmori Nënkolonel Ilker Çelikcan”, janë asgjësuar 119 terroristë.

Në operacionet, ku kanë rënë dëshmorë 6 forca të sigurisë, trupat e pajetë të shumë terroristëve të asgjësuar nuk janë arritur të merren për shkak të rajonit shumë të thepisur dhe kushteve të ashpëra atmosferike.

Ndërsa tronditja e terroristëve që pësuan humbje të mëdha gjatë operacionit, është vënë re në bisedat e tyre me radiomarrëse.

“Pikat kritike të rajoneve malore janë marrë në kontrollin e plotë të forcave të sigurisë” bëhej e ditur në një nga këto biseda”.

Grupet terroriste të shpërndara në terrenin malor, përjetojnë vështirësi të mëdha dhe ose fshihen nëpër shpella ose asfiksohen prej bombardimeve të Forcat e Armatosura Turke ndaj vendstrehimeve të tyre.

Vihet re se pas operacioneve që vazhdojnë prej 40 ditësh, populli që jeton në Daglica apo në fshatrat përreth kanë marrë frymë lirshëm.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme