Ushtria turke, grusht të rëndë PKK-së në Malet Ikiyaka

Në operacione ushtarake që zhvillohen në nënprefekturën Yuksekova të Hakkarit kundër organizatës terroriste PKK, kanë rënë dëshmorë 2 ushtarë.

Ushtria turke, grusht të rëndë PKK-së në Malet Ikiyaka

Në operacione ushtarake që zhvillohen në nënprefekturën Yuksekova të Hakkarit kundër organizatës terroriste PKK, kanë rënë dëshmorë 2 ushtarë.

Ndërkaq gjatë operacioneve janë asgjësuar 4 terroristë.

Gjatë kërkimit të zonës janë kapur edhe një mitraloz me 250 plumba, tre pushkë të tipit kallashnikov dhe dy bomba dore.

Ndërkaq në nënprefekturën Çukurca dy terroristë të arratisur nga PKK-ja iu dorëzuan forcave të sigurisë.

Në operacionet ajrore të ndërmarra në zonat Daglica dhe në veri të Irakut janë shkatërruar 16 objektiva si shpella dhe strehimore që përdoreshin nga ana e PKK-së.

Pas operacioneve ushtarake të zhvilluara në Hakkari nga ana e ushtrisë turke të koduara “Dëshmori Nënkolonel Ilker Çelikcan”, malet Ikiyaka që ndodhen në nënprefekturën Yuksekova u kthyen pothuajse në varrezat e PKK-së.

Zona e cila nga ana e terroristëve quhet “Kandili i Turqisë” dhe “Lugina Doski” mundësonin që terroristët të infiltrojnë në vend armë, municion, ushqim, veshmbathje dhe stoqe për dimër pa marr ndihma nga askush dhe këtu të qëndrojnë për 6-7 muaj.

Terroristët, të cilët infiltroheshin në Turqi nga Iraku Verior arrinin në shpella që ndodheshin në këto male pa marr me vete asgjë dhe pas pajisjes me armë dhe municion këtu ata sulmonin me lehtësi njësitë e Forcave Ushtarake të Turqisë me në krye ato në zonën Daglica.

Pas operacioneve të ndërmarr nga ana e Forcave të Armatosura të Turqisë tani është afruar edhe në fazën e fundit.

Malet Ikiyaka dhe Lugina Doski në mes tyre është pastruar në masë të madhe nga terroristët. Me qëllim të pastrimit të plotë të kësaj zona nga terroristët njësitë e xhandarmerisë të komandës së Vanit dhe të Komandës së Njësive Speciale pranë Forcave Tokësore, vazhdojnë me operacione kundër terroristëve.

Në këtë kuadër ditën e diele në zonën Ikiyaka të Hakkarit u organizuan operacione ajrore ndaj objektivave të organizatës terroriste PKK.

Sulmet e organizuara me avionë luftarak të tipit F-16 dhe F4 2020 të Komandës së Forcave Ajrore të Turqisë u goditën në mënyrë precize mbi 40 objektiva të PKK-së si strehimore e depo.

Terroristët në vend, të cilët pas operacioneve humbën të gjitha kontaktet me Malet Ikiyaka, nuk marrin mbështetje në armë dhe municion. Pas kësaj organizata terroriste PKK i bëri thirrje YDG-H që është zgjatimi i saj në qytete për të ndërmarr sulme në vendbanime.

Izolimi i terroristëve dhe vështirësitë që përjetojnë janë vërtetuar edhe me anë të bisedave të tyre nëpërmjet radiolidhjeve.

Gjatë këtyre bisedave terroristët shtabit të tyre i dërguan mesazhe duke thënë se “Në zonat Daglica dhe Yuksekova nuk kanë përkrahjen e popullit, kanë mbetur jashtë dhe në pozitë të vështirë”.

Malet Ikiyaka janë të rëndësisë së madhe pasi që ky vend ishte “pika e fundit e rezistencës së organizatës terroriste PKK”. Burimet kryesore të sulmeve të kryera ndaj zonës Daglica që ndodhet në afërsi kanë qenë anëtarët e organizatës terroriste të dislokuar në këto male.

Pas operacioneve ushtarake të kryera në Malet Ikiyaka banorët e kësaj zone më në fund gjetën qetësinë.

Ndërkaq me përkrahjen që dha populli forcave ushtarake në Daglica u mohuan edhe lajmet e publikuara në mediat e afërta me organizatën terroriste. Këto media përcollën lajmin se “populli i Daglicaa dhe ushtria në zgjedhjet e fundit kanë votuar për Partinë e Popujve Demokrati (HDP). Numri i votave të përdorura në Daglica në zgjedhjet e fundit ishte 499 dhe prej tyre vetëm 200 ishin dhënë për HDP.

Banorët e kësaj zone thonë se shumica e këtyre 200 votave janë dhënë në këtë drejtim si pasojë e presionit dhe kërcënimeve të anëtarëve të YDG-H.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme