Mega projektet do përshpejtohen me fitoren e Partisë AK

Duke qenë se fituese nga zgjedhjet e përgjithshme për të krijuar e vetme qeverinë doli Partia për Drejtësi dhe Zhvillim pra AKP, atëherë pritet që të të përshpejtohen projektet në vazhdim në fusha të ndryshme si ajo e transportit, industrisë së mbrojtjes

Mega projektet do përshpejtohen me fitoren e Partisë AK

ura e tretë e BosforitNdërkaq në periudhën e re do të vihen në jetë edhe projektet që ishin në fazën e vendimit.
Deri në fund të këtij viti planifikohet përfundimi i pjesës prej 37 kilometra e gjatë e autostradës Stamboll-Izmirit ndërsa pjesa e urës në lidhje me këtë projekt, ura e Selim Sulltan Yavuzit (Ura e tretë e Stambollit) dhe Tuneli i Euroazisë do të përfundojë vitin e ardhshëm.  

Kurse në lidhje me Projektin e Kanalit të Stambollit, kanë filluar punimet me pjesëmarrjen e palëve. Kontrata ka ardhur në fazën e përgatitjes. 

Ndërkaq do të fillojë edhe tenderi i Urës së Ngushticës së Çanakkalasë që përmban edhe veçorinë e urës më të gjatë në botë.  

Tenderi i satelitëve Turksat 5A dhe 5B pritet të realizohen brenda 3 muajsh, kurse punimet për prodhimin e parë satelitor vendas Turksat 6A do të fillojnë së shpejti. 

Ndërsa në 4.5 G, tenderi i të cilit u bë nga Instituti i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikacionit të Turqisë (BTK), synohet të vihet në jetë në 1 prill 2016.  

Do të përfundojnë punimet e infrastrukturës së prodhimit të automobilit të parë vendorë me energji elektrike, që zhvillohet në kuadër të Projektit të Automobilit Vendor. 

Do të fillojnë punimet për kompleksin e TRJet që do të ndërtohet në Ankara. 

Kurse tanku ALTAY parashikohet të hyjë në inventarin e Forcave të Armatosura Turke në vitin 2018. 

Në kuadër të projektit Hurkus-B, deri në vitin 2019, do të përfundojnë 15 avionë trajnimi të projektuar nga inxhinierët turq. 

TANAPKurse Tubacioni i Trans Anadollit (TANAP) që do të transportojë gazin natyror nga Azerbajxhani në Evropë nëpërmjet Turqisë, do të fillojë rrjedhjen e parë në vitin 2018. 

Projekti i “Rrjedha Turke” që do të transportojë gazin natyrorë të Rusisë në Evropë nëpërmjet Turqisë, pritet të vijë në rend të ditës me krijimin e qeverisë. 

Do të vazhdojë projekti i centralit të parë të energjisë bërthamore të Turqisë, Akkuyu dhe do të vazhdojnë punimet me kompaninë për projektin e centralit të dytë bërthamorë që planifikohet të ndërtohet në Sinop

Në periudhën në vijim, pritet të përjetohen zhvillime edhe për ardhjen në Turqi të gazit të Irakut të Veriut.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme