Erdogan ngushëllon drejtuesit e Pakistanit dhe Afganistanit

Presidenti Erdoğan ka realizuar një bisedë telefonike me presidentin e Pakistanit, Memnun Huseyin dhe atë të Afganistanit, Eshref Gani.

Erdogan ngushëllon drejtuesit e Pakistanit dhe Afganistanit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka telefonuar presidentët e Pakistanit dhe Afganistanit, për t’iu shprehur ngushëllimet e tij për personat që kanë humbur jetën nga tërmeti që ka ndodhur në kufirin e dy shteteve.

Sipas informacioneve të marrë nga burimet presidenciale, mësohet se Presidenti Erdoğan ka realizuar një bisedë telefonike me presidentin e Pakistanit, Memnun Huseyin, duke i shprehur ngushëllimet e tij për personat të cilët kanë humbur jetën nga tërmeti dhe ka uruar shërim të shpejt për të plagosurit.

Gjithashtu u theksua se presidenti Erdoğan gjithashtu edhe dje ka bërë një bisedë telefonike me presidentin e Afganistanit, Eshref Gani dhe kryeministrin e Pakistanit, Nevaz Sherif.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme