Erdogan: Asgjë s'do të na pengojë për të realizuar objektivat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të enjten se zhvillimet dhe ngjarjet e terrorit në rajon nuk do të arrijnë ta largojnë vendin nga objektivat për vitin 2023.

Erdogan: Asgjë s'do të na pengojë për të realizuar objektivat

Kreu i shtetit turk organizoi mbrëmjen e djeshme një pritje në Kompleksin Presidencial në Ankara me rastin e 92-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë.

Gjatë fjalimit të tij në Recepsionin e 29 Tetorit, Erdogan vuri theksin mbi përfitimet e Turqisë në 13 vitet e fundit dhe shtoi: “Zhvillimet dhe aktet e terrorit në rajonin përreth nesh nuk do të na pengojnë dot për të realizuar objektivat, që kemi përcaktuar për vitin 2023.”

Duke tërhequr vëmendjen tek dëmet kolosale, që i kanë shkaktuar vendit grushtet e shtetit në historinë e Turqisë, Presidenti Erdogan nënvizoi se populli turk i del për zot unitetit dhe solidaritetit të tij, “duke shprehur, gati me britma, vendosmërinë e tij për ecur me hapa të sigurta drejt të ardhmes së përbashkët”.

“Si drejtues të vendit, detyra jonë është t’u përgjigjemi kërkesave të popullit tonë dhe të punojmë natë e ditë për të jetësuar këtë pritje të tij”, tha ndër të tjera Presidenti Erdogan.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme