Davutoglu vlerëson vizitën e Esadit në Rusi

395807
Davutoglu vlerëson vizitën e Esadit në Rusi

Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu) deklaron se vendi i tij nuk do të pranojë asnjë formulë pa marrë më parë pëlqimin e popullit sirian.

Davutollu, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me “Formulën e tranzicionit në Siri”. 

Duke bërë të ditur se çështja e Sirisë nuk është formula e “kalimit” të Asadit, por e nisjes së tij, Davutollu tha se qëndrimi i Turqisë në lidhje me këtë çështje mbetet i prerë.

“Pa dhënë miratimin e tij populli sirian, ne nuk bëjmë asnjë lëvizje. Përveç kësaj nuk mund të shpjegojmë asnjë më tepër përsa i përket procesit të tranzicionit. Një pjesë e madhe e formulave të tranzicionit po bisedohen me dyer të mbyllura por do të bëhen të ditura gjatë agjendave në vazhdim. Vendet mund të sygjerojnë pozicione për njëri-tjetrin”, bëri të ditur Davutollu.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme