Dy ushtarë bien dëshmorë nga shpërthimi i një bombe në Tunceli

Nga 4 ushtarët e plagosur 2 prej tyre bien dëshmorë si pasojë e një bombe të vendosur nga terroristët në rrugë në rajonin Tunceli të Turqisë.

Dy ushtarë bien dëshmorë nga shpërthimi i një bombe në Tunceli

Nga 4 ushtarët e plagosur 2 prej tyre bien dëshmorë si pasojë e një bombe të vendosur nga terroristët në rrugë në rajonin Tunceli të Turqisë dhe e cila shpërtheu gjatë kohës kur mjeti i blinduar ushtarak po kalonte.

Sipas informacioneve të marra mësohet se një bombë e vendosur në kilometrin e 35 të rrugës automobilistike Tunceli-Pülümür ka shpërthyer gjatë momentin kur po kalonte mjeti i blinduar ushtarak "kirpi" (Iriqi) i cili po udhëtonte drejt rajonit në mbështetje të operacionit kundër organizatës terroriste separatiste PKK . Si pasojë e shpërthimit u plagosën 4 ushtarë, ku 2 prej tyre humbën jetën pasi mbërritën në spital.

Theksohet ndër të tjera se ekipet mjekësore të mbërritur në vendngjarje pas ndihmës së parë të dhënë të plagosurit i dërguan me helikopterin "Sikorsky" në spitalin shtetëror në Tunceli.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme