Operacioni kundër DAESH në Stamboll

Në kuadër të një operacioni kundër organizatës terroriste DAESH në Stamboll u ndaluan afërsisht 50 shtetas të huaj.

393553
Operacioni kundër DAESH në Stamboll

Policia në Stamboll ndërmori operacione kundër DAESH.

Në kuadër të operacionit të ndërmarr në orët e hershme të mëngjesit kundër organizatës terroriste DAESH në Stamboll u ndaluan afërsisht 50 shtetas të huaj si të dyshuar se do të shkonin në rajonet e konflikteve në Siri dhe Irak.

Ekipet e Drejtorisë të Departamentit të anti-terrorizmit pas një ndjekjeje të gjatë fizike dhe teknike përcaktuan se një numër i konsiderueshëm shtetasish të huaj të ardhur më parë në vend do të niseshin drejt Sirisë dhe Irakut.

Ekipet pas një operacioni të ndërmarrë në 17 adresa të ndryshme në rajonin Pendik të Stambollit ndaluan rreth 50 shtetasit e huaj.

Ndër të tjera theksohet se të dyshuarit pas kontrollit shëndetësorë janë dërguar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe se operacioni dhe kontrollet e ushtruara në vendet ku u arrestuan personat janë në vazhdim.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme