Erdogan: Turqia, objektivi më madhor i DAESH-it

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi sot se në sulmet me bomba, që organizata terroriste DAESH ka organizuar gjatë kohëve të fundit, kanë humbur jetën 130 qytetarë turq dhe se Turqia është objektivi më madhor i kësaj organizate.

393340
Erdogan: Turqia, objektivi më madhor i DAESH-it

Kreu i shtetit turk mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Samitit W20 në Stamboll, që organizohet në kuadër të G20-s.

Gjatë fjalimit të rastit, Presidenti Erdogan kritikoi ashpër administratën amerikane për ndihmat në armatime ndaj organizatës terroriste PYD dhe shtoi se askush nuk duhet të dyshojë se organizata terroriste, të cilën sot e mbështet sepse ashtu i intereson, të nesërmen do t’ia kthejë armët vetëm atij.

“Ne po u bëjmë dhe do t’u bëjmë ballë të gjitha këtyre. Organizatat terroriste, që aktualisht kanë aktivitet në rajon, si DAESH-i, PYD-ja dhe PKK-ja, janë struktura që luftojnë në krah të regjimit të Esadit kundër popullit sirian. Sakaq, Turqia renditet në krye të vendeve, që shënjestrohen nga DAESH-i. Në sulmet e mëparshme me bomba të kësaj organizate kemi humbur 130 qytetar. Turqia është kundërshtare e të gjitha organizatave terroriste, pa dallim emri, qëllimi apo retorizmi. Të shfaqesh sikur mbështet disa organizata terroriste dhe lufton disa të tjera, nënkupton të jesh në krah të terrorit. Morale është mbajtja e të njëjtit qëndrimi të palëkundur kundër terrorit. Tek asnjë vend, që gëzon këtë moral, nuk mund të vërehet se bën dallim ndërmjet organizatave terroriste”, tha ai.

Më tej, Erdogan theksoi se armët e përdorura nga organizatat terroriste janë të vendeve perëndimore.

“Kreu i një organizate terroriste thotë se u janë dërguar 50 tonë armatime dhe se do t’u dërgohen akoma më shumë. Ndërsa vendi, që i ka dërguar këto armatime, justifikohet se këto i ka dërguar sepse luftojnë kundër DAESH-it. Ekziston edhe një organizatë tjetër, e quajtur Al-Nusra, që lufton përsëri kundër DAESH-it, por këtë e vlerëson si organizatë terroriste. Atëherë përse nuk e shikon edhe tjetrën si terroriste? Ata bëjnë dallime edhe ndërmjet organizatave terroriste”, u shpreh lideri turk.

Pasi nënvizoi gjithashtu se vendet perëndimore përsërisin shpeshherë që lufta kundër terrorit nuk mund të zhvillohet pa Turqinë, Presidenti Erdogan ngriti pyetjen: “Atëherë përse nuk na pranoni në Bashkimin Evropian?”


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme