Erdogan: Të zhgënjyer me Rusinë, Akkuyu-në e ndërtojnë të tjerë

Kreu i shtetit turk, Recep Tayyip Erdogan, iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të pranishëm në avionin presidencial të Turqisë, me të cilin ai udhëtoi drejt Japonisë, në lidhje me shkeljet ruse të hapësirës ajrore turke.

389502
Erdogan: Të zhgënjyer me Rusinë, Akkuyu-në e ndërtojnë të tjerë

“Gazin natyror mund ta blejmë nga vende të tjera. Nëse impiantin bërthamor ‘Akkuyu’ nuk e bëjnë rusët, atëherë e ndërtojnë të tjerë. Një ditë përpara Kurban Bajramit realizova me Putinin një takim kokë më kokë në Moskë, menjëherë pas fillimit të operacioneve ajrore ruse në Siri patëm edhe një bisedë telefonike. Pas gjithë këtyre, as zhvillimet në vijim dhe as dhunimet e hapësirës ajrore nuk përputhen me seriozitetin. Sigurisht që ndihemi të zhgënjyer dhe në këto rrethana s’ka kuptim që t’i telefonojë sërish Putinit”, është shprehur Presidenti Erdogan, cituar nga e përditshmja "Milliyet".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme