NATO: Rusia, jo bindëse për shkeljet e hapësirës ajrore turke

Shkelja e hapësirë ajrore turke nga avionët luftarakë rusë ka shkaktuar një tensionim të ri edhe ndërmjet Perëndimit e Moskës. Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg, u shpreh mosbesues në lidhje me deklaratën e Rusisë për shkeljet e hapësirës ajrore në Turqi.

389320
NATO: Rusia, jo bindëse për shkeljet e hapësirës ajrore turke

“Kjo nuk është një ngjarje aksidentale, por një dhunim serioz i hapësirës ajrore”, deklaroi Stoltenberg gjatë një daljeje publike në Bruksel.

Duke u shprehur dyshues mbi deklaratën e Ministrisë ruse të Mbrojtjes, që i cilëson si aksidentale dhunimet e hapësirës ajrore të Turqisë, kreu i NATO-s tërhoqi vëmendjen se shkeljet kanë vijuar për një kohë të gjatë.

“Nuk do të prononcohem këtu për sa i takon qëllimit të tyre, por kjo nuk duket se ka qenë aksidentale dhe ne kemi në dorë dy shkelje”, tha Stoltenberg, duke shtuar se Moska ende nuk i ka paraqitur Aleancës një shpjegim bindës në lidhje me incidentet.

Ai vuri në pah se mund të kontaktojnë me Rusinë duke përdorur linjat ushtarake të komunikimit.

Kurse ambasadori rus pranë NATO-s këmbënguli se incidenti ka ndodhur aksidentalisht dhe nënvizoi se “Aleanca po bën një operacion perceptimi (manipulim psikologjik – shënim i përkthyesit) për të errësuar qëllimin e vërtetë të Rusisë në Siri”.

Moska pretendon se operacionet e saj në Siri kanë në shënjestër DAESH-in dhe grupet e tjera terroriste, ndërsa Turqia dhe vendet perëndimore mbrojnë idenë se zonat e goditura nga sulmet ajrore të Rusisë kontrollohen nga opozita e moderuar siriane.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme