Thirrje e Turqisë ndaj Izraelit për ndaljen e dhunës në Mesxhid-

Ministria e Jashtme turke i bëri thirrje Izraelit për të ndalur veprimet e jashtëligjshme që si objektiv marrin statusin dhe paqen e Jerusalemit.

387927
Thirrje e Turqisë ndaj Izraelit për ndaljen e dhunës në Mesxhid-

Turqia i bëri thirrje Izraelit në lidhje me xhaminë Mesxhid-i Aksa.

Ministria e Jashtme turke i bëri thirrje Izraelit për të ndalur veprimet e jashtëligjshme që si objektiv marrin statusin dhe paqen e Jerusalemit.

Në deklaratën e bërë me shkrim u tha se tensionimi i filluar për shkak të zbatimeve të njëanshme të Izraelit që vazhdojnë prej shtatorit e këtej ndaj Harem-i Sherifit dhe që janë në kundërshtim me status quo-n, bëri që të thellohet edhe më shumë shqetësimi nga përshkallëzimi i humbjes reciproke të jetëve të njeriut.

Në deklaratën në fjalë, ku bëhet e ditur se ndalesa për çfarëdo arsye e hyrjes së palestinezëve në qytetin e vjetër të Jerusalemit, përfshirë edhe Harem-i Sherifin, janë të papranueshme, u tha: “Pasojat e dala në pah me pushtimin e Jerusalemit Lindor, që është një pjesë e pandashme e territorit palestinez, nuk mund të jenë arsyetim për masat e marra në mënyrë arbitrare”.

Tensionimi në Jerusalemin Lindor jetohet prej datës 13 shtator e këtej për shkak të ndalesave të hyrjes së palestinezëve në Mesxhid-i Aksa, nganjëherë pjesërisht e nganjëherë plotësisht, zbatim ky i bërë për shkak të festave fetare hebreje.

Përleshjet e jetuara në rajon mes ushtarëve izraelit dhe palestinezëve herë pas here shkaktojnë humbje jetësh, plagosje dhe arrestime të palestinezëve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme