Erdogan në Moskë për ceremoninë e përurimit të xhamisë

"Ajo që ndodh në Mesdhe është vdekja e ndërgjegjes së njerëzimit", tha Erdogan gjatë fjalimit të tij.

Erdogan në Moskë për ceremoninë e përurimit të xhamisë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në fjalimin e tij në ceremoninë e hapjes së xhamisë Qendrore në Moskë, ka deklaruar se ajo që është viktimë, ajo që ndodh në Mesdhe, në Egje është ndërgjegjja e njerëzimit, pikërisht njerëzimi vetë.

Erdoğan, fjalimin e tij në këtë ceremoni e ka filluar duke falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në ndërtimin e kësaj xhamie për Moskën.

Ai ka vazhduar fjalimin e tij duke shprehur më tej se: "Uroj që adhurimet dhe lutjet që do të kryhen në këtë xhami të jenë të pranuara tek Allahu. Uroj dhe lus Allahun që Xhamia Qendrore e Moskës të kontribuojë për paqen dhe solidarizimin që është mëse i nevojshëm për njerëzimin në këto ditë të sotme. Vëllezërit tanë këtu në Moskë me lidhjet e lashta historike mes nesh japin kontribute të rëndësishme në miqësinë Turqi-Rusi.Na nxisin ne edhe për lidhje më të forta".

Erdoğan, duke vënë në dukje se Rusia është një shembull i rëndësishëm në përvojën e bashkëjetesës të njerëzve me besime të ndryshme të cilët jetojnë nën një çati, u shpreh më tej se: "Jemi dëshmitarë të kësaj dite ku të gjithë jemi bashkuar përreth vlerave të përbashkëta, përtej të gjitha ndryshimeve. Sot këtu duke shprehur kënaqësinë kundrejt kësaj pamjeje të bukur, fatkeqësisht në shumë vende të tjera të botës përjetohen ngjarje krejtësisht të ndryshme. Politikat diskriminuese të zbatuara nga Izraeli kundër palestinezëve, duke shkelur shenjtërinë e Mesxhid-it Aksa në Jerusalem të dërgojnë drejt rrezikshmërisë. Gjithashtu edhe njerëzit nga Siria, Iraku, Egjipti, Libia, Jemeni të cilët jetojnë dhe largohen nga rajonet rreth nesh duke u drejtuar drejt kufijve të Europës janë pamje të përjetimeve që duhet turpërojnë të gjithë njerëzimin. Ne jemi të pikëlluar nga këto pamje ku janë lënë të braktisur këto njerëz pavarësisht racës dhe besimeve që ato kanë. Ajo që vdes, ajo që është viktimë, ajo që dëmtohet në Mesdhe, në Egje është ndërgjegjja e njerëzimit, pikërisht njerëzimi vetë".

-"Zjarrin në Lindjen e Mesme duhet të përpiqemi ta shuajmë me mirësi, drejtësi dhe ndërgjegje"-

Erdoğan, duke i bërë thirrje të gjithë botës, shteteve, popujve veçanërisht vendeve europiane me fjalën e shkrimtarit rus Tolstoy "profesioni më i mirë në jetë është mirësia" dhe me shprehjen tjetër të Tolstoy në një histori tjetër ku ai ka pohuar se "Një zjarr i ndezur me ligësi, mund të djegë të gjithë fshatin bashkë me atë shtëpi", Erdoğan ka theksuar se këto ngjarje që po përjetohen në rajonet tona duhet të vërehen nga kjo pikëpamje. Erdoğan ka shtuar gjithashtu se zjarrin në Lindjen e Mesme “duhet të përpiqemi ta shuajmë me mirësi, drejtësi dhe ndërgjegje".

- "Islami një pjesë e pandashme e Rusisë"-

Ndërsa presidenti rus Vladimir Putin duke theksuar se Islami është "një pjesë e pandashme" e Rusisë, u shpreh se opinioni i udhëheqësve muslimanë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në paqe dhe në qasjen shoqërore.

Putin duke vënë në dukje se xhamia e inauguruar është një vepër e denjë për Rusinë e cila përshinë fe të ndryshme në vendin e saj, ka shprehur falënderimet për të gjithë ata që kanë kontribuar në ndërtimin e xhamisë kryesisht Turqinë dhe Kazakistanin.

Putin duka marrë si shembull ajetin e Kur-anit "Garoni në rrugët e mirësisë" u shpreh se"Rusia gjithmonë ka qenë një vend me shumë fe dhe shumë kombësi. Kjo strukturë e Rusisë bashkon fuqitë tona".

- Abbas thirrje komunitetit ndërkombëtare për Mesxhd-in Aksa-

Ndërsa Presidenti palestinez, Mahmud Abbas në fjalimin e tij ka shprehur kënaqësinë që ndodhet i pranishëm në ceremoninë e hapjes së xhamisë Qendrore të Moskës dhe ka theksuar se nga pikëpamja arkitekturore kjo xhami do të hyjë në veprat simbol të Moskës.

Abbas duke cekur dhe shkeljet izraelitë ndaj Mesxhid-it Aksasë i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtarë për ruajtjen e vendeve të shenjta në Jerusalem. Abbas duke theksuar se muslimanët kanë të drejtë të shkojnë dhe të kryejnë adhurimet në Mesxhid-in Aksa, ka pohuar se ata dënojnë aktet e Izraelit për ndryshimin e statusit të Mesxhid-it Aksa.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme