Dovutoglu priti në takim përfaqësuesit e refugjatëve sirianë

Më shumë se dy mijë imigrantë, kryesisht refugjatë sirianë, vazhdojnë të presin në qytetin turk Edrene, me shpresën për të hyrë në Evropë nga kufiri grek ose bullgar.

Dovutoglu priti në takim përfaqësuesit e refugjatëve sirianë

Për këtë arsye Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu priti në pallatin e Kryeministrisë Çankaja, një delegacion të përfaqësuesve emigrantëve sirianë duke shpresuar për zhbllokimin e situatës që po zgjat që prej të martës së kaluar.

Në takimin që zgjati 1 orë, Kryeministri Davutoglu tha;” Me këtë veprim ju bëtë që bota të dëgjojë zërin tuaj, por ju lutem që të ktheheni në jetën normale dhe ti jepni fund deri të hënën në mbrëmje. Ne do të mobilizohemi dhe do të krijojmë të gjitha mundësitë që të shkoni për bajram në cilindo qytet që dëshironi dhe tju mirëpresim në kampet tona. Ne nuk duam që sirianët të mbyten në Detin Egje apo të vdesin rrugëve”.

Edrene është qyteti i fundit më i madh turk para kufirit me Greqinë dhe Bullgarinë. Ish-kryeqyteti osman ka qenë gjithmonë një pikë kalimi për refugjatët që nisen drejt Evropës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme