Turqi: Ban Ki Moon dënon sulmet dhe shpreh ngushëllimet

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon ka dënuar sulmet terroriste ndaj ushtrisë dhe efektivave të policisë në Turqi dhe ka shprehur ngushëllimet e tij për dëshmorët e rënë në detyrë.

Turqi: Ban Ki Moon dënon sulmet dhe shpreh ngushëllimet

Në deklaratën me shkrim të zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, dënohen sulmet terroriste në Turqi.

Ban Ki Moon i ka shprehur ngushëllimet e thella për familjarët e dëshmorëve, qeverisë dhe popullit turk si dhe ka shprehur gjithashtu edhe shqetësimet në lidhje me ngjarjet e dhunshme në rritje në Turqi.

Ai ka shprehur shqetësimin për gjendjen dhe ndikimin e mundshëm të sulmeve në rajon.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme