Turqi-Luksemburg, bie tensioni për shkak të pretendimeve armene

Turqia dhe Luksemburgu kanë filluar të eliminojnë ngatërresat në marrëdhëniet mes tyre pas tensionit për shkak të pretendimeve armene.

Turqi-Luksemburg, bie tensioni për shkak të pretendimeve armene

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Feridun Sinirlioglu, realizoi një vizitë zyrtare në Luksemburg me rastin e takimit informal të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian.

Në kuadër të vizitës, Sinirlioglu pati një takim kokë më kokë me ministrin luksemburgas të Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Emigracionit dhe Azilit, Jean Asselborn.

Takimi Sinirlioglu-Asselborn u përqendrua mbi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, që u tensionuan për shkak të pretendimeve armene.

“Ne duam që ambasadori i Turqisë aleate të kthehet sa më parë në Luksemburg për të avancuar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe”, deklaroi Asselborn.

Shefi i diplomacisë luksemburgase tërhoqi vëmendjen se historianët janë autoriteti i vetëm, që duhet të zbardhë historinë, duke shtuar se asnjë shtet nuk mund të inkriminohet për “gjenocid” nëpërmjet një vendimi parlamentar.

Asselborn theksoi se që të akuzohet një shtet për “gjenocid” nevojitet patjetër një vendim gjykate.

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Feridun Sinirlioglu, zhvilloi takime edhe me homologë të tjerë evropianë, mes të cilëve edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme