Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Drejtori i përgjithshëm i TRT, Şenol Göka takim me gazetarët

Senol Goka është takuar sot me gazetarët shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Drejtori i përgjithshëm i TRT, Şenol Göka takim me gazetarët

Drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit të Turqisë (TRT), Şenol Göka, së bashku me delegacionin që e shoqëron në kuadër të vizitës së tij tre ditore në Shqipëri, është takuar sot me gazetarët shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Takimi i cili u mbajt në Tiranë mblodhi së bashku disa gazetarë nga këto vende të medieve televizive, radiofonike, etj, ku janë ndarë pikëpamjet rreth zhvillimeve të fundit në fushën e medias.

Drejtori i përgjithshëm i TRT, Şenol Göka u shpreh në fjalën e tij në këtë takim se vizitën në Shqipëri e kishte menduar prej kohësh. “Ne jemi mbledhur edhe më parë në Ankara dhe kjo është e dyta. Unë këtë e konsideroj si një vazhdimësi të takimit tonë të mëhershëm. Uroj që më pas të formojmë një grup akoma më të gjerë dhe më të efektshëm jo vetëm për shqipfolësit në Ballkan, por edhe për mediat e tjera. Falënderoj organizatorët dhe ata që kanë marrë pjesë në këtë takim”- u shpreh Göka.

Ai mes të tjerave u shpreh se mes turqve dhe shqiptarëve ka një lidhje të pashpjegueshme, ku sipas tij nuk mund ta shpjegojë asnjë psikolog, politikan apo sociolog.

“TRT ka qenë, vazhdon dhe do të vazhdojë të qëndrojë pranë medieve të rajonit me ndihmë teknike, bashkëpunime dypalëshe dhe bashkëpunime të tjera”- u shpreh drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit të Turqisë (TRT), Şenol Göka.

Pasi gazetarët e pranishëm prezantuan veten dhe mediat ku ata punojnë, u zhvillua një bashkëbisedim mes të pranishmëve dhe Drejtorit të TRT Göka.

Ndërkohë dje Göka ka realizuar një takim me drejtuesit e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) dhe drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH), Gëzim Podgorica, në ambientet e kësaj agjencie.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme