Stamboll - Sulm me armë zjarri ndaj Kosullatës së SHBA-ve

Një sulm i armatosur është organizuar orët e para të mëngjesit të sotëm kundër Konsullatës së Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Istinye të Stambollit.

Stamboll - Sulm me armë zjarri ndaj Kosullatës së SHBA-ve

Policia i është kundërpërgjigjur menjëherë zjarrit të agresorëve, që ishin dy persona, bëjnë të ditur burimet zyrtare turke.

Sulmi nuk ka shkaktuar as të vrarë dhe as të plagosur në radhët e personelit të trupit diplomatik amerikan, forcave të rendit apo civilëve. Njëri prej agresorëve është kapur në gjendje të plagosur, ndërsa policia është vënë në kërkim të tjetrit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme