Izmiri mbushet me refugjatë sirianë që duan të shkojnë në Evropë

Izmiri, renditet në krye të provincave turke që përdoret si pikë-kalimi transiti nga emigrantët që duan të shkojnë në Evropë përmes Turqisë.

Izmiri mbushet me refugjatë sirianë që duan të shkojnë në Evropë

Izmiri, renditet në krye të provincave turke që përdoret si pikë-kalimi transiti nga emigrantët që duan të shkojnë në Evropë përmes Turqisë.

Për këtë arsye numri i sirianëve që shikon rrugët e Izmirit po shtohet çdo ditë e më shumë.

Ndërkohë që flitet për riatdhesimin e personave që janë përzier në rastet e emigracionit klandestin.

Ata që duan të shkojnë jashtë shtetit, kryesisht në vendet e Evropës, ‘trafikantëve të shpresës’ u paguajnë 1 mijë dollarë për person.

Ndërkohë që fundit i këtij udhëtimi nuk dihet.refugjate siriane ne izmir

Emigrantët sirianë vazhdojnë të presin lajmin (për të ikur) nga çasti në çast bashkë me valixhet dhe çantat.

Izmirin ata e përdorin si një pikë-kalimi transit për të hyrë në vendet evropiane.

Avokatja e Shoqatës së Solidaritetit me Refugjatët, Eda Bekçi, thotë se këta persona janë nën mbrojtje të përkohshme.

“Lufta ka më shumë se 4 vite e gjysmë që ka filluar, dhe fatkeqësisht me sa duket nuk ka për të përfunduar në një të ardhme të afërt. Në vend të zgjidhjeve të përkohshme duhet menduar për zgjidhje më të qëndrueshme”, - shprehet avokatja Eda Bekçi.

Kurse Kryetari i Agjencisë së Kryeministrisë për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore dhe Emergjencave (AFAD), Fuat Oktay thotë se ngjarjet janë veçse një mashtrim i trafikantëve të qenieve njerëzore.

Sipas regjistrimeve të deritanishme në Izmir ka 67 mijë e 900 shtetas sirianë të pajisur me dokument të përkohshëm identifikimi.

Mirëpo shifra e vërtetë është shumë më e madhe se kaq.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme