Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

EBRD-ja flet me lëvdata për investimet në Turqi

Jean-Patrick Marquet, drejtor për Turqinë i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), deklaroi se Turqia do të vazhdojë edhe këtë vit të renditet e para në investimet e përgjithshme ndërkombëtare.

EBRD-ja flet me lëvdata për investimet në Turqi

Marquet theksoi rëndësinë e Turqisë brenda portofolit të investimeve të EBRD-së, duke rikujtuar se Turqia ishte në vendin e parë edhe në investimet e vitit të kaluar të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Ai vuri në pah se këtë vit në Turqi planifikojnë një investim të përgjithshëm prej 1,75 miliardë eurosh, ndërsa sqaroi se rreth 20% e këtyre investimeve do të realizohen në asetet e kompanive të suksesshme turke.

Pasi bëri me dije se brenda një viti kanë rritur ndjeshëm investimet e përgjithshme në Turqi, Jean-Patrick Marquet u shpreh se qëllimi i tyre për vitin e ardhshëm është të realizojnë në këtë vend investime të paktën në të njëjtin nivel.

Siç planifikohet, EBRD-ja do të investojë gjatë 2015-s rreth 350 milionë euro në asetet e kompanive turke.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme