NATO: Mbështesim Turqinë në operacionet kundër DAESH dhe PKK

Aleanca e Atlantikut Verior (NATO), mbledhur me urgjencë të martën në Bruksel me kërkesë të Turqisë, dha një mbështetje të madhe për Ankaranë në operacionet e saj të dyfishta kundër organizatave terroriste PKK dhe DAESH.

NATO: Mbështesim Turqinë në operacionet kundër DAESH dhe PKK

"NATO po i ndjek nga afër zhvillimet dhe ne garantojmë aleatin turk për solidaritetin tonë të fortë", deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, me hapjen e takimit të ambasadorëve të 28 vendeve anëtare të Aleancës.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg siguroi të martën Turqinë për solidaritetin e fortë të Aleancës përballë terrorizmit, me hapjen e një takimi urgjent në Bruksel, kërkuar nga Ankaraja në kuadër të operacioneve të dyfishta kundër organizatave terroristeDAESH dhe PKK.

"Ky takim është i nevojshëm për t’iu përgjigjur paqëndrueshmërisë në portat e Turqisë dhe kufijtë e NATO-s", theksoi norvegjezi Stoltenberg, duke shtuar se terrorizmi në të gjitha format në asnjë rast nuk mund të tolerohet apo justifikohet.

Sa i takon zonës së sigurisë, që Turqia do të formojë në kufirin e saj me Sirinë, Jens Stoltenberg tha se kjo i përket Ankarasë dhe Uashingtonit, duke sqaruar se Aleanca, që ai drejton, nuk mund të jetë palë në këtë çështje.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme