Erdogan në Kinë, marrëveshje për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, filloi sot kontaktet zyrtare në Republikën Popullore të Kinës, ku shkoi në përgjigje të ftesës së homologut Xi Jinping.

Erdogan në Kinë, marrëveshje për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Në kuadër të vizitës, Erdogan kreu fillimisht homazhe në Monumentin e Heronjve të Popullit në Pekin dhe realizoi një takim kokë më kokë e në vijim ndërmjet delegacioneve me Kryeministrin kinez, Li Keqiang.

Më pas, lideri turk u takua me Kryetarin e Kongresit Kombëtar Popullor të Kinës, Zhang Dejiang.

Ndërsa takimi kryesor i ditës ishte ai ndërmjet dy presidentëve Recep Tayyip Erdogan dhe Xi Jinping.

Të dy liderët zhvilluan një takim kokë më kokë dhe pastaj drejtuan mbledhjen mes delegacioneve.

Pikat kryesore të agjendës së takimeve ishin marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare ndërmjet dy vendeve.

Në tavolinën e bisedimeve u vendosën gjithashtu problemet në Rajonin Autonom Ujgur të Sinkiangut dhe lufta kundër terrorizmit.

Në fund të takimeve, ndërmjet dy vendeve u nënshkruan një sërë marrëveshjesh për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare ndërmjet Turqisë dhe Kinës.

Pas përfundimit të kontakteve në Republikën Popullore të Kinës, në datat 30 korrik-1 gusht Presidenti Erdogan do të bëjë një vizitë zyrtare në Republikën e Indonezisë.

Gjatë kësaj vizite, Erdogan do të takohet me Presidentin indonezian, Joko Widodo. Takimi do të mbahet në Pallatin Shtetëror dhe pas takimit kokë më kokë do të realizohet ai mes delegacioneve.

Parashikohet që në këto takime të shkëmbehen mendime mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, që janë në interesin e të dyja vendeve. Gjithashtu pritet që në kuadër të vizitës të mbahet edhe Forumi i Biznesit Turqi-Indonezi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme