Kalin: Detyra primare është siguria e kufijve

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin ka thënë se Turqia do të marr të gjitha masat e nevojshme në kufijtë e saj.

Kalin: Detyra primare është siguria e kufijve

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin ka thënë se Turqia do të marr të gjitha masat e nevojshme në kufijtë e saj.

Zëdhënësi Kalin organizoi një konferencë për shtyp në Pallatin Presidencial.

Në përgjigje të pyetjes të organizimit të ndonjë operacioni të mundshëm matanë kufirit me Sirinë për shkak të zhvillimeve në këtë zonë, zëdhënësi Kalin tha: “Zhvillimet e fundit kanë filluar të dhunojnë pikën e sigurisë të kufirit tonë. Ne do të vazhdojmë me kontakte në lidhje me këtë çështje. Mirëpo në të njëjtën kohë ne do të shqyrtojmë në detaje dhe natyrisht do të marrim të gjitha masat e nevojshme të sigurisë në pjesën tonë të kufirit”.

Duke e bërë të ditur se janë ndërmarr edhe disa iniciativa për paraqitjen e Turqisë në një kornizë të njëjtë me organizatën terroriste DAESH, Kalin tha se “Turqia nuk ka patur, nuk ka dhe nuk do të ketë as në të ardhmen asgjë me asnjë organizatë terroriste e as me DAESH. Vlerësimi i masave të ndërmarra për të shtuar sigurinë në kufijtë tanë si ‘Turqia përgatitet për luftë’, ‘Turqia hidhet në zjarr’ e të ngjashme nuk është i shëndosh. Detyra primare e këtij shteti është të siguroj kufijtë e saj dhe të marr masa në lidhje me këtë”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme