Erdogan: Partitë politike të reagojnë me përgjegjësi për stabili

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u kërkoi sot partive politike të reagojnë me përgjegjësi, me qëllim për të ruajtur stabilitetin në Turqi, pas zgjedhjeve legjislative të 7 qershorit.

Erdogan: Partitë politike të reagojnë me përgjegjësi për stabili

“Në këtë proces të ri, është e një rëndësie vendimtare për të gjitha partitë politike të reagojnë me ndjeshmërinë e nevojshme dhe të miratojnë një qëndrim të përgjegjshëm për të ruajtur atmosferën e stabilitetit dhe fitoret tona demokratike”, theksoi Erdogan në një komunikatë të publikuar në faqen zyrtare të Presidencës.

Siç thuhet në vijim të deklaratës, Erdogan shpreson që ky proces të jetë në të mirë të popullit të Turqisë.

“Pjesëmarrja e lartë në votime tregon stabilitetin dhe kërkesën me ngulm të popullit tonë ndaj demokracisë. Vota e popullit është mbi çdo gjë. Shpresoj që subjektet politike, që kanë siguruar të drejtën e përfaqësimit në Parlament, ta vlerësojnë me qetësi këtë proces, pasi këto përfundime tregojnë që asnjë parti nuk mund të formojë e vetme qeverinë”, nënvizon më tej Presidenti turk.

“Falënderoj popullin turk për interesin ndaj këtyre zgjedhjeve, Këshillin e Lartë Zgjedhor, KZAZ-et e të gjitha rajoneve dhe forcat e sigurisë për gatishmërinë dhe punën e palodhur, që bënë gjatë këtyre zgjedhjeve parlamentare”, thuhet në fund të komunikatës së liderit turk, publikuar në faqen zyrtare të Presidencës së Turqisë.



Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme