Drejt Rrjedhës Turke

Autoritetet përkatëse bëjnë të ditur se themeli i Rrjedhës Turke do të hidhet në fund të muajit.

Drejt Rrjedhës Turke

Ministri turk i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore Taner Yildiz tha se janë duke pritur koordinatat e projektit të planifikuar "Rrjedha Turke" e cila nga Rusia, përmes Detit të Zi do të mund të vijë përmes pjesës evropiane të Turqisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Serbisë deri në Hungari, për t'u shtrirë më pas në vendet e tjera të Evropës. 

Me përfundimin e lejeve në lidhje me këtë temë dhe me arritjen e rezultatit të negociatave, pritet që Rusia, në fund të këtij muaji, të fillojë ndërtimin e linjës së parë të projektit gjigand.

“Evropa, të cilën e pret deficiti i madh i gazit natyror për shkak se sipas planeve të zhvillimit deri në vitin 2030 duhet të konsumojë 600 miliardë kub gaz natyror në krahasim me 400 miliardë m3 aktualisht në vit, duhet të mbështetet në importet e gazit të lëngshëm nga vendet e Azisë Jugore dhe Afrikës apo të gazit rus”: bëjnë të ditur specialistët e energjisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme