Zgjedhjet e 7 qershorit në Turqi- Përfundon votimi jashtë shteti

Nënshtetasit turq që jetojnë jashtë shtetit, këtë vit për herë të dytë patën rastin të votojnë në vendet ku jetojnë.

Zgjedhjet e 7 qershorit në Turqi- Përfundon votimi jashtë shteti

Rreth 1 milion nënshtetasit turq në 54 vende, votuan në 112 përfaqësi turke.

Në 31 maj, ditën e fundit të përdorimit të votës në Evropë, u krijuan radhë të gjata të votuesve.
Në Belgjikë ku gjenden 131 mijë votues, 1/3 e tyre shkuan në kutitë e votimit.

Kurse në Gjermani, vota u përdor nga afërsisht 480 mijë votues.
Edhe në Vjenë, Kryeqytetin e Austrisë pati një interes të madh.
Edhe turqit e Azerbajxhanit shkuan përpara kutive të votimit.

Kurse në Ukrainë, votat u përdorën kryesisht në Kryeqytetin Kiev dhe në kryekonsullatën e Odessa-s, që gjendet në jug të vendit.

Në Kanada, votimi në Ambasadën Ottawa dhe në kryekonsullatën në Toronto zgjati 3 ditë.

Ndërsa 1 685 zgjedhës të regjistruar në Jordani, e përdorën votën në Ambasadën në Kryeqytetin Amman.

Një interes të madh për zgjedhjet në Turqi treguan edhe nënshtetasit turq në Ballkan të cilët krijuan radhë të gjata përpara përfaqësive turke.

Ndërkaq, Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu tha se procedurat e votimit u përjetuan në një atmosferë feste demokracie. “Falenderoj të gjithë personelin që siguruan mbarëvajtjen e votimit dhe uroj që këto zgjedhje të jenë në dobi të vendit dhe demokracisë së Turqisë” tha Çavuşoğlu.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme