Turqit e Evropës në kutitë e votimit deri në 31 maj

Në Evropë vazhdon entuziazmi i zgjedhjeve të përgjithshme të Turqisë. Në datën 8 maj, me hapjen e kutive të votimit, turqit në Evropë përjetojnë lumturinë e përdorimit të votës për herë të dytë.

Turqit e Evropës në kutitë e votimit deri në 31 maj

Turqit e Evropës, tashmë kanë të drejtën e fjalës në procesin politik në Turqi.
Zgjedhësit evropianë që fituan të drejtën e përdorimit të votës me zgjedhjet presidenciale, këtë herë do të shkojnë në kutitë e votimit për zgjedhjet e përgjithshme.

Heqja e sistemit të lënies së takimit e rriti edhe më shumë interesin për pjesëmarrje në zgjedhje dhe u vu re një dyndje nëpër konsullata që ditën e parë.
Ndërsa liderët politikë në fushatat elektorale përfshijnë edhe Evropën.

Kryeministri Ahmet Davutoglu në Gjermani dha sihariqin e një programi të ri prej 10 pikash.
Edhe partitë CHP dhe MHP e kanë përfshirë Evropën në fushatën elektorale.
Lideri i Partisë Republikane Kemal Kılıçdaroğlu, në 25 prill, mbajti një miting në qytetin Düsseldorf të Gjermanisë.

Kurse lideri i MHP, Devlet Bahçeli, zgjodhi Berlinin.
Ish Sekretari i Përgjithshëm i Vizionit Kombëtar të Shoqërisë Islamike, IGMG, Mustafa Yeneroğlu, vlerësoi entuziazmin dhe pritshmëritë e turqve të Evropës për Kanalin Televiziv të TRT.

"Fakti që tashmë zëri i tyre mund të dëgjohet në mëmëdhe, i lumturon pa masë turqit e Evropës. Ata kanë pritshmëri të mëdha sidomos për arsimin e gjuhës kombëtare dhe përjetimin e kulturës turke” tha Mustafa Yeneroğlu.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme