MPJ turke dënon aktet e dhunës në Maqedoni

Ministria e Jashtme e Turqisë ka reaguar nëpërmjet një deklarate zyrtare për ngjarjet e fundit në Kumanovë

MPJ turke dënon aktet e dhunës në Maqedoni

Ministria e Jashtme e Turqisë ka reaguar nëpërmjet një deklarate zyrtare për ngjarjet e fundit në Kumanovë, të Maqedonisë, duke shprehur keqardhjen për viktimat dhe duke dënuar ashpër aktet e dhunës.

“Ne shprehim thellësisht keqardhjen për 8 policët që humbën jetën dhe për mbi 40 policë të tjerë të plagosur në konfliktin e ndodhur më 9-10 maj në Kumanovë mes forcave të policisë dhe disa personave të armatosur, për të cilët thuhet se kanë lidhje me grupin që ndërmori sulmin e armatosur më 21 prill 2014 ndaj një komisariati të policisë në fshatin Goshincë në komunën e Likovës në Republikën e Maqedonisë”.

Sipas deklaratës, Turqia kundërshton çdo lloj akti të dhunës dhe terrorist pa dallim dhe dënon ashpër këto akte të dhunës.

“Nga ana tjetër, vendi ynë shpreson që tensionet politike të cilat janë në vazhdim për një kohë në Republikën e Maqedonisë të zgjidhen në kuadër të rregullave demokratike, në kuadër të sundimit të ligjit dhe përmes dialogut dhe gjithashtu shpreson që të mos dëmtohet ekuilibri mes grupeve ndëretnike si dhe paqja e siguruar në kuadër të Marrëveshjes së Ohrit arritur më 2001”- thuhet më tej në reagim.

Në këtë kontekst, Ministria e Jashtme e Turqisë, duke përfshirë edhe bashkatdhetarët si qytetarë të Maqedonisë shprehet se beson se të gjitha partitë politike dhe organizatat e shoqërisë civile do të veprojnë me ndjenja të përbashkët duke respektuar ligjin dhe parimet demokratike dhe nuk do të lejojnë iniciativat për prishjen e paqes dhe përpjekjet për të minimin e saj.

“Me këtë rast,duam të theksojmë edhe një herë se vendi ynë mbështet integritetin territorial, unitetin politik dhe mbështetjen e fortë për orientimin euroatlantik të Republikës së Maqedonisë, e cila ndodhet në marrëdhënie të rrënjosura të miqësisë dhe vëllazërisë që vijnë nga historia”- përfundon reagimi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme