Mesazh urimi nga Erdoan me rastin e Ditës së Nënës në Turqi

Të edukosh një fëmijë është një detyrë e lartë dhe ne si udhëheqje edhe në procesin e ardhshëm do të vazhdojmë të punojmë me vendosmëri që nënat tona të jenë të lumtura, të buzëqeshura, tha presidenti Rexhep Tajip Erdoan.

Mesazh urimi nga Erdoan me rastin e Ditës së Nënës në Turqi

Sot në Turqi dhe në shumë vende të botës festohet Dita e Nënës, dhe me këtë rast, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) duke i uruar nënat për festën e tyre tha se ato kanë rolin kryesor në ndërtimin e familjes, dhe në rritjen dhe edukimin e shëndoshë të fëmijëve/

Presidenti Erdoan duke iu drejtuar të gjitha nënave në mesazhin e tij të urimit me rastin e festës së Ditës së Nënës shprehet: "Nënat tona, të cilat janë shembulli i sakrificës dhe dashurisë, mëshirës dhe dhembshurisë, janë pasuria më e shtrenjtë që kemi. Nënat kanë rolin kryesor në ndërtimin e familjes, në rritjen dhe edukimin e shëndoshë të fëmijëve tanë. Ato janë një prani e rëndësishme, ku gjithmonë ato janë si strehë e ngrohtë përqafimesh për bijtë".

Në lidhje me respektin ndaj nënave duke u shprehur se "Traditën, e cila bazohet në respektin për prindërit, ku besohet se parajsa është nën këmbët e nënave" Erdoan ka vlerësuar se "Të edukosh një fëmijë është një detyrë e lartë dhe ne edhe në procesin e ardhshëm do të vazhdojmë të punojmë me vendosmëri që nënat tona të jenë të lumtura, të buzëqeshura dhe në përmasimin e kushteve të jetesës".

Presidenti Erdoan duke i uruar nënat për festën e tyre, të cilat ia kushtojnë jetën fëmijëve të tyre, ka theksuar: "Ne gjithmonë duhet të tregojmë kujdesin maksimal, duhet ti bëjmë të gjithë ta ndiejnë se sa të rëndësishëm janë ato në jetën tonë, duhet t'u tregojmë se mundimi i tyre nuk ka qenë i kotë. Ka shumë rëndësi të madhe, se duhet të jemi një shembull për fëmijët në aspektin e respektimit të prindërve. Si një person që e shpreh gjithmonë dashurinë për mallin e nënës, Me këtë rast, përkujtoj me mëshirë dhe mirënjohje të gjitha nënat që janë ndarë nga jeta. U uroj nga zemra të gjitha nënave gëzuar Ditën e Nënës, dhe përshëndes përzemërsisht nga zemra të gjithë qytetarët e mi".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme