Çavusoglu publikon një mesazh me rastin e Ditës së Evropës

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, publikoi një mesazh me rastin e Ditës së Evropës.

Çavusoglu publikon një mesazh me rastin e Ditës së Evropës

Ministri turk tha se nga aspekti i të shkuarës historike dhe vizionit për të ardhmen, Turqia me një zgjedhje strategjike, vazhdon punimet për anëtarësim në BE. “Reformat e zhvilluara në shumë fusha e tregojnë qartë vendosmërinë dhe vullnetin e fuqishëm në këtë temë” bëri të ditur Çavuşoğlu.

Në mesazhin e tij, Ministri Çavuşoğlu, u shpreh se në vend të përforcimit të atyre që janë kundër emigrantëve, ksenofobët dhe islamofobët, shpresojnë të merren masa më ndikuese për parimin e konceptit “unionit brenda shumëllojshmërisë”.
Ai uroi që procesi i integrimit të Evpromës të vazhdojë në mënyrë të fuqishme si dhe përgëzoi popullin turk dhe tërë popullin evropian për Ditën e Evropës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme