Tulipanët turq zbukurojnë rrugët e botës

Tulipanët shumëngjyrësh që kultivohen në Turqi zbukurojnë bulevardet dhe sheshet e Italisë, Bullgarisë, Turkmenisë, Afganistanit e shumë vendeve të tjera.

Tulipanët turq zbukurojnë rrugët e botës

Një fermë në qytezën Çumra në qytetin e Konjas, e cila plotëson rreth 90 për qind të prodhimit të tulipanëve të Turqisë dhe që prodhon 60 milionë tulipanë në vit, zbukuron me tulipanët e saj bulevardet dhe sheshet e shumë vendeve të botës si ato të Italisë, Bullgarisë, Turkmenisë, Afganistanit etj.

Historia e tulipanëve, të cilët në Anadoll u sollën shekuj më parë nga Azia Qendrore, vazhdon ende të jetojë në këto troje. Evropianët me tulipanin u njohën më anë të Shtetit Osman. Duke u frymëzuar nga fjala "tylbent" ata i vendosën kësaj bime emrin "tulipan". Tulipani “udhëtimin” e tyre për në Evropë e vazhdojnë sërish përmes trojeve të Anadollit.

Provinca e Konjas, krahas kushteve të përshtatshme si klima, lloji i tokës, rrezet e diellit dhe uji, si dhe burimeve natyrore që ka, gjithashtu është e përshtatshme edhe nga pikëpamja e kultivimit të drithërave dhe për prodhimin e bimëve dekorative.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme