MPJ e Turqisë reagon ndaj dënimit ndaj Vëllezërve Myslimanë

Turqia ka reaguar ndaj dënimit me vdekje të 14 personave që hetoheshin kundër grushtshtetit në Egjipt dhe dënimin me burgim të përjetshëm të 37 personave të tjerë.

MPJ e Turqisë reagon ndaj dënimit ndaj Vëllezërve Myslimanë

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Jashtme e Turqisë shkruhej: Ne dënojmë rezultatin e 14 dënimeve me vdekje dhe 37 me burgim të përjetshëm, në gjyqin politik që vazhdon në Egjipt që nga muaji korrik 2013”.

Në deklaratë shkruhej gjithashtu se ky vendim që ishte marrë larg standardeve të drejtësisë ndërkombëtare, ashtu si në shembujt e mëparshëm, tregon qartë se nuk do të japë asnjë kontribut për paqen e përhershme dhe stabilitetin në Egjipt.

Gjykata egjiptiane konfirmoi dje dënimin me vdekje, të shpallur kundër shefit të ”Vëllazërisë Myslimane”, Muhamed Badie si edhe të 12 personave të tjerë udhëheqës, të akuzuar për përpjekje për destabilizimin e vendit dhe përgatitjen e atentateve. E njëjta gjykatë mori vendim me burgim të përjetshëm për 37 persona të tjerë që ishin kundër grushtshtetit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme