Turqi – Arrestohet një çift kinez, pjesëtar i DAESH

Një çift kinez me fëmijë është arrestuar gjatë përpjekjes për të kaluar ilegalisht kufirin turk nga Siria, ka bërë të ditur Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë përmes një komunikate.

Turqi – Arrestohet një çift kinez, pjesëtar i DAESH

Dy shtetas kinez me fëmijë në përpjekje për të hyrë në Turqi janë ndihmuar nga personi për të cilën është konfirmuar se është pjesëtar i organizatës DAESH. Kinezët të shoqëruar nga personi, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, kufirin turk janë përpjekur ta kalojnë më 7 prill në fshatin Cankali në rajonin Kilis. Siç thuhet në komunikatë, të gjithë të arrestuarit janë pjesëtarë të organizatës terroriste DAESH.

Në anën tjetër, burimi i njëjtë pretendon se nga 5 prilli janë arrestuar 504 persona në përpjekje për të kaluar kufijtë turk, 346 prej të cilëve janë shtetas të Sirisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme