Polica turke ndihmon në trajnimin e kolegëve maqedonas

Policët turq organizuan një trajnim të mbrojtjes për kolegët e tyre të Maqedonisë

Polica turke ndihmon në trajnimin e kolegëve maqedonas

Policët turq organizuan një trajnim të mbrojtjes për kolegët e tyre të Maqedonisë.

Policëve të Maqedonisë, pjesëmarrës në këtë kurs iu ndanë certifikatat për kryerjen e trajnimit.

Në bashkëpunim mes Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, TIKA dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Turqisë prej vitit 2007 e këtej për policët e Maqedonisë organizohen trajnime në fusha të ndryshme.

Trajnimi i fundit ishte nga fusha e mbrojtjes.

Ekspertët e Departamentit të Policisë trajnuan 24 policë të Maqedonisë në teknikat e mbrojtjes.

Pjesëmarrësve në kurs, të cilët përfunduan me sukses trajnimin, iu ndanë certifikatat me një ceremoni të organizuar në Shkup.

Në ceremoni morën pjesë Ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullonska dhe ambasadori i Turqisë në Shkup, Omur Solendil.

Duke vënë theksin në bashkëpunimin për një kohë të gjatë me TIKA-n, Ministrja Jankullonska tha se “Jam krenare nga bashkëpunimi i vazhdueshëm, sinqertë dhe miqësor”.

Pas fjalimeve të mbajtura policëve pjesëmarrës në kurs iu ndanë certifikatat.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme