Tartarët e Krimesë takohen në Ankara

Tartarët e Krimesë, dëshirojnë që të dëgjohet zëri i tyre dhe të tërheqin vëmendjen në problemet me të cilat ballafaqohen

Tartarët e Krimesë takohen në Ankara

Tartarët e Krimesë, dëshirojnë që të dëgjohet zëri i tyre dhe të tërheqin vëmendjen në problemet me të cilat ballafaqohen.

Shoqatat e Tartarëve të Krimesë në Turqi u takuan në platformë të njëjtë në kryeqytet.

43 shoqata të tartarëve që veprojnë në Turqi u takuan në platformën e Organizimit të Tartarëve të Krimesë.

Deputeti i parlamentit të Ukrainës, Mustafa Abdulcemil Kirimoglu në këtë takim ka thënë se “Qëllimi i jonë këtu është që të shpjegojmë gjendjen e tartarëve në Krime. Do të bisedojmë në lidhje me atë se çfarë duhet të bëjmë ne në të ardhmen dhe cilat janë qëllimet kryesore dhe si mund të arrihen”.

18 maji i vitit 1944 është dita kur tartarët e Krimesë u syrgjynosën nga vendi i tyre.

Ajo ditë e dhimbshme u përkujtua edhe njëherë.

Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Tartarëve të Krimesë, Refat Çubarov ka thënë se “Gadishulli i Krimesë është pushtuar nga Rusia. Më 18 maj ne në Krime do të organizojmë lutje dhe mitingje për të përkujtuar të gjithë dëshmorët tanë të cilët dhanë jetët e tyre gjatë syrgjynosjes. Këtë vit në Turqi do të organizohen mitingje të mëdha përkujtimore”.

Ndërkaq kryetari i shoqatës së Krimesë në qytetin Eskisehir, Evren Olcay bëri të ditur se “Qëllimi është që organizimi i tartarëve të Krimesë në Turqi të bisedoj se si mund të ndihmojë bashkëkombësit që jetojnë në Krime dhe si do të mund të ngremë edhe më shumë zërin në opinionin publik”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme