Ka filluar faza e fundit e ndërtimit të urës së 3-të në Stamboll

Në Stamboll është duke u ndërtuar ura më e gjatë, më e gjerë dhe më e lartë në botë

Ka filluar faza e fundit e ndërtimit të urës së 3-të në Stamboll

Stamboll është duke u ndërtuar ura më e gjatë, më e gjerë dhe më e lartë në botë.

Ura e Yavuz Sultan Selimit, e cila do të shkarkojë në masë të madhe trafikun e qytetit, është në përfundim e sipër.

Inxhinierët kanë filluar me montazhin e pjesës së urës së re që do të lidhë dy kontinente.

Ministri i Transportit, Detarisë dhe Komunikacionit të Turqisë, Feridun Bilgin tha se janë marr të gjitha masat që qarkullimi në ngushticë të mos ndikohet nga punimet në urë.

“Kjo është ura më e gjatë në botë, e cila ka të integruar edhe sistemin e hekurudhës, gjithashtu edhe sistemin e rrugëve tokësore me nga 4 korrësi në të dyja anët”, u shpreh Ministri Bilgin.

Inxhinierët tani kanë filluar me montazhin e 50 pjesëve me peshë 850 tonë secila, për të përfunduar pjesët hyrëse të urës.

Duke patur parasysh qarkullimin e anijeve në ngushticë, planifikohet që punimet e montazhit të kryhen një ditë në javë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme