MPJ turke i përgjigjet ashpër deklaratave të Greqisë

"Këto lloj deklaratash dëmtojnë përpjekjet për zgjidhjen e problemeve në Egje", deklaroi zëdhënësi Bilgiç

MPJ turke i përgjigjet ashpër deklaratave të Greqisë

Ministria e Jashtme turke, theksoi se Turqia në kuadër të drejtës ndërkombëtare do të vazhdoj të mbrojë të drejtat dhe interesat e saj në Egje, ndërsa bëri të ditur se duhet të veprohet me ndërgjegje në lidhje me këtë çështje.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Jashtme thuhet se “duhet të përfitohet nga mekanizmat aktuale të dialogut”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Tanju Bilgiç në përgjigje të pyetjes në lidhje me deklaratat e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme greke, tha se “Qasja e vendit tonë ndaj Detit Egje është e qartë dhe këtë duhet ta dinë të gjitha palët përkatëse”.

Duke theksuar se dëshira më e madhe është që ky det të jetë një fushë e paqes, miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve, Bilgiç tha se “Turqia tregon vullnetin e duhur politik dhe vendosmëri që të gjitha problemet në Egje të zgjidhen me marrëveshje mes palëve, të bazuara në interesa të përbashkëta, që mosmarrëveshjet të zgjidhjen me metoda paqësore, në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe qëndrueshme sipas pikave të përcaktuara të OKB-së”.

Bilgiç gjithashtu theksoi se është e nevojshme të shmangen iniciativat e njëanshme, të cilat do të dëmtonin këtë atmosferë pozitive.

Duke aluduar në deklaratat e zëdhënësit grek Bilgiç tha:
“Ky kuptim i shtrembëruar që qëndron në thelbin e të gjitha problemeve, është duke dëmtuar zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe përpjekjet e bëra për zgjidhjen e problemeve në Egje”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme