Familjarët e vajzave të humbura do të takojnë Erdoganin

Familjarët dëshirojnë të takohen me Presidentin Recep Tayyip Erdogan, të cilin e shohin si shpresë të fundit për ti shpëtuar vajzat

Familjarët e vajzave të humbura do të takojnë Erdoganin

Familja e tre vajzave shtetase të Anglisë, për të cilat pretendohet se kanë kaluar në Siri nëpërmjet Turqisë për tu bashkëngjitur organizatës terroriste DAESH (ISIS), do të vizitojë Turqinë.

Familjarët dëshirojnë të takohen me Presidentin Recep Tayyip Erdogan, të cilin e shohin si shpresë të fundit për ti shpëtuar vajzat.

Shpresa e fundit për familjarët e vajzave për të cilat pretendohet se kanë kaluar në Siri nëpërmjet Turqisë për tu bashkëngjitur organizatës terroriste DAESH është Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Familjarët, të cilët deklarojnë se nuk kanë marr ndihmën e duhur nga policia angleze, do të vijnë në Turqi për tu takuar me Presidentin Erdogan.

Ndërkohë që familjarët e vajzave janë duke bërë përpjekje për ti gjetur fëmijët e tyre, është kapur edhe një shtetase tjetër e Anglisë, e cila hyri në Turqi për tu bashkëngjitur me organizatën DAESH në Siri.

Shtetasja angleze, 22-vjeçare Jalila Nadra është kapur në Ankara.

Pas marrjes së deklaratës së saj në Departamentin Policor për Luftën Kundër Terrorit, ajo iu dorëzua Departamentit Policor për Shtetasit e Huaj për tu deportuar jashtë vendit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme