Turqia e treta për nga dëgjueshmëria e radios

Turqia e treta për nga dëgjueshmëria e radios

Turqia radhitet në vendin e tretë për nga dëgjueshmëria e radios.

Zëvendëskryeministri turk Yalçin Akdogan iu drejtua me një fjalim të pranishmëve në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Shoqatës së Gazetarëve të Radiotelevizionit në Ankara.

Duke e bërë të ditur se në saje të teknologjisë janë shtuar edhe mundësitë e medias, Akdogan vuri theksin në rëndësinë njerëzore tek media e zhvilluar.

“Në qoftë se sot bëjmë fjalë për konceptet si pavarësia editoriale, liria e shtypit, etika dhe media demokratike, atëherë mund të themi se njeriu është ai që bën që të gjitha këto të përmenden”, ka thënë Zëvendëskryeministri Yalçin Akdogan.

Zëvendëskryeministri duke vënë theksin edhe në rëndësinë e transmetimeve radiofonike krahas atyre televizive, tha se Turqia radhitet në vendin e tretë për nga dëgjueshmëria e radios në Evropë.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve morën pjesë edhe Ministri i Financave, Mehmet Simsek, Ministri i Rinisë dhe Sportit, Akif Çagatay dhe Drejtori i Përgjithshëm i TRT-së, Senol Goka.

Gjatë kësaj ceremonie u nda edhe çmimi i posaçëm i jurisë për serialin “Yedi Guzel Adam” (7 njerëz të mirë) që transmetohet në kanalin televiziv TRT 1, në degën e programeve dokumentarë çmimin e mori programi Turk Yildizlari (Yjet turke) produksion i TRT-së.

Ndërkaq për çmimin e posaçëm “Cengiz Polatkan” u pa i denjë projekti i filmit të TRT-së.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme