Ministri turk i Shëndetësisë, sihariq emigrantëve në Evropë

Ministri i Shëndetësisë së Turqisë ka dhënë një sihariq për emigrantët. Mehmet Muezzinoglu deklaroi se do të hapen spitale për qytetarët turq në Gjermani dhe anembanë Evropës.

Ministri turk i Shëndetësisë, sihariq emigrantëve në Evropë

Ministri Muezzinoglu realizoi një takim me studentët e huaj në konferencën me temë “Vizioni Shëndetësor i Turqisë në të Ardhmen”, organizuar në Edrene.

Pasi nënvizoi se do të vazhdojnë ndihmat shëndetësore për vendet afrikane si Etiopia, Xhibuti dhe Somalia; Muezzinoglu dha një lajm të mirë edhe për emigrantët turq.

“Me lejen e Allahut, tani do të hapim spitale edhe në Gjermani; madje në të gjithë Evropën. Tashmë vizioni shëndetësor i Turqisë nuk kufizohet vetëm me 77 milionë qytetarët e saj. Me aq sa mundemi, dora jonë e ndihmës zgjatet deri në hapësirat gjeografike, ku jetojnë njerëzit tanë dhe gjenden vlerat tona, apo ku njerëzit e shtypur dhe në nevojë kërkojnë ndihmë tonë; jo vetëm në fushën e shëndetësisë, por edhe në fusha të tjera”, nënvizoi ministri turk.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme