Australi - Fjalët e Ataturkut gdhenden në memorial

Një pjesë e letrës së shkruar nga Ataturku për nënat e ushtarëve ANZAK që kishin humbur jetën në Çanakala ka zënë vend në Monumentin e Ataturkut në qendër të Sidneit.

Australi - Fjalët e Ataturkut gdhenden në memorial

Në Parkun Hajd (Hyde) të Sidneiyt u organizua një ceremoni me rastin e 100-vjetorit të Lufërave të Çanakalasë.
Një pjesë nga letra që Ataturku u kishte shkruar nënave që donin ti çonin në Australi dhe Zelandën e Re eshtrat e ushtarëve ANZAK u skalit mbi Monumentin e Ataturkut në këtë park.

Ministri i Australisë për Punët e Veteranëve, Victor Dominello, në fjalën që mbajti në ceremoninë e inaugurimit theksoi se kjo është një ditë historike. “Viti 2015 është viti i Turqisë dhe Australisë. Ky monument gjendet në zemër të Sidneit dhe do të jetë simboli i përhershëm i miqësisë që është ndërtuar ndërmjet turqve dhe australianëve që në këtë luftë të madhe kanë luftuar në fronte të ndryshme”, shtoi ai.

Kurse Konsullja e Përgjithshme e Turqisë në Sidnei, Shejda Hanbah Arxha (Şeyda Hanbah Arca) foli për rëndësinë e letrës që Ataturku kishte shkruar në vitin 1934 për nënat e ushtarëve ANZAK. “Fjalët e liderit të madh Ataturk drejtuar nënave ANZAK-e i përjetësuam në Sidnei. Kjo është hera e parë, më herët nuk ka ndodhur në një vend kaq madhështor”, shtoi ajo.

“Ataturku u kishte bërë një thirrje të famshme nënave që kishin humbur bijtë e tyre në Galipoli. Plagët e thella të luftës u shëruan me frymën e pajtimit të themeluesit të Turqisë moderne Mustafa Qemal Ataturk”, u shpreh konsullja Arxha.

Mbi memorial janë gdhendur këto fjalë të Ataturkut: “Ju heronj që keni derdhur gjakun në tokat e këtij atdhe! Këtu ndodheni në tokën e një atdheu mik. Prehuni në paqe dhe qetësi. Ju jeni krah për krah me Mehmetçikët (shënim i përkthyesit, Mehmetçik është emër i përveçëm që përdoret për ushtarët turq). Ej ju nëna që i keni dërguar bijtë tuaj në luftë nga viset e largëta! Fshijini lotët! Bijtë tuaj prehen në kraharorin tonë. Ata do të flenë rehat dhe do të prehen në qetësi. Që në momentin që kanë dhënë shpirtin në tokat tona, ata tani janë bijtë tanë”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme