Vizita e Davutoglusë në Pakistan, Sherif falënderon Turqinë

Kryeministri Davutoglu në Pakistan u prit me ceremoni zyrtare nga homologu, Navaz Sherif dhe pas takimit kokë më kokë, u zhvillua edhe sesioni i 4-t i Mbledhjes së Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Strategjik Turqi-Pakistan, i cili u drejtua nga Kryeministri Davutoglu dhe Kryeministri i Pakistanit Navaz Sherif.

Vizita e Davutoglusë në Pakistan, Sherif falënderon Turqinë

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, pas vizitës zyrtare në vendin mik dhe vëlla, Pakistanin, u kthye në atdhe.

Në rendin e vizitës krahas zhvillimeve rajonale dhe ndërkombëtare ishin edhe marrëdhëniet dypalëshe si dhe rëndësia e luftës së përbashkët kundër terrorit dhe islamofobisë..

Kryeministri Davutoglu në Pakistan u prit me ceremoni zyrtare nga homologu, Navaz Sherif dhe pas takimit kokë më kokë, u zhvillua edhe sesioni i 4-t i Mbledhjes së Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Strategjik Turqi-Pakistan, i cili u drejtua nga Kryeministri Davutoglu dhe Kryeministri i Pakistanit Navaz Sherif.

Më pas dy kryeministrat nënshkruan 11 marrëveshje bashkëpunimi.
Davutoglu dhe Sherif, dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp ku Kryeministri turk, nënvizoi rëndësinë e luftës së përbashkët kundër terrorit dhe islamofobisë.

Ai rikujtoi myslimanët e vrarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe xhamitë që digjen në Evropë.
“Është koha që të përpiqemi krah për krah” u shpreh Kryeministri Davutoglu.

Ndërkaq, Kryeministri Davutoglu, shpjegoi se objektiva e tyre në fushën e tregtisë, është të rrisin në 10 miliardë dollar vëllimin tregtar ndërmjet dy vendeve.

Ndërsa Kryeministri Navaz Sherif tha “Ne falënderojmë Turqinë për interesin dhe hapat që ka hedhur për rajonin”.
Më pas dy kryeministrat morën pjesë në Forumın e Biznesit Turqi-Pakistan.

Davutollu, realizimet e periudhës së fundit në Turqi i cilësoi si një “histori suksesi”. Ai tregoi me shifra konkrete, pikën ku ka arritur Turqia dhe tërhoqi vëmendjen në rritjen e të dhënave në sektorin turistik.

Më pas, Kryeministri Davutoglu, ju drejtua pjesëmarrësve të konferencës së organizuar nga Universiteti Ndërkombëtar Refah.

Davutoglu u prit në takim edhe nga Presidenti i Pakistanit, Memnun Hüseyin dhe mori edhe Medaljen e Nderit të Shteti.

Pas takimeve në Pakistan, Shefi i qeverisë së Turqisë u kthye në atdhe.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme